E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia-Tirana në RTSH, Dede: Kjo ndeshje është një vitrinë luksi për Superioren

Trajneri i Egnatias, ka folur për kanalet zyrtare të klubit rrogozhinas, në prag të ndeshjes kundër Tiranës, që do të luhet sot në orën 21:00 dhe do të transmetohet në RTSH 1.

“Harmonia në grup është maksimale, ky fakt na gëzon pa masë, kemi dy mungesa të rëndësishme, Bakajoko që do kohën e gjatë për rikuperim pas një ndërhyrje të suksesshme, i uroj shërim të shpejtë. Dhe Haime për një trajtim që ta kemi sa më shpejt që është e mundur ta kemi pranë skuadrës.

Mbështetja e klubit është maksimale, ky sezon i ri na gjen mirë, jemi gati për tu përballur me Tiranën. Ka shumë elementë që ndikojnë në përgatitjen e ndeshjes. Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar, këtë duhet ta dinë mirë të gjithë, besoj që është një përballje shumë e bukur, çdo kush do të kishte dëshirë të ishte pjesë, jo vetëm për ta luajtur por edhe për ta ndjekur në stadium, është një vitrinë luksi për Superioren.

Jam i lumtur me këtë grup djemsh, ata stërviten çdo ditë, nuk kursehen, nuk më sjellin kokëçarje, janë gati për përballjen, duhet të jemi në fokus”, deklaroi mes të tjerash Dede.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›