E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi i muajit gusht me fluks në Morinë, mbi 25 mijë persona kanë hyrë dhe dalë gjatë ditës të fundit

Java e fundit e muajit gusht po vijon me të njëjtin ritëm të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, ashtu si edhe javët e mëparshme.

Qindra automjete po i drejtohen Shqipërisë, ndërsa për shumë prej udhëtarëve kjo është vizita e dytë apo edhe e tretë në vendin tonë brenda këtij viti. Pas pushimeve në bregdetin shqiptar, udhëtarët shprehen të kënaqur me qëndrimin dhe eksperiencën e tyre në Shqipëri.

“Sot për Dhërmi, për nga Vlora. Janë pushimet e para për sivjet? Jo, çdo javë shkojmë. Aty e kemi vendin tonë, shkojmë në shtëpinë tonë.”

“Si duken çmimet, bregdeti?” “Krejt janë mirë, krejt njëherë janë mirë. Tani është hera e tretë që vijmë.”

“Nga cili qytet vini?” “Nga Mitrovica.” “Si po kaloni?” “Mirë shumë.”

Gjatë 24 orëve të fundit, hyrje-daljet në pikën kufitare të Morinit kanë kaluar shifrën e 25 mijë personave.

Sportelet vijojnë punën me kapacitet të plotë, me qëllim shmangien e vonesave për udhëtarët.

Gazetar: D. Shehu
/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›