Egnatia bie në Islandë, eliminohet nga Liga e Kampioneve

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve, 5-0 përballë Breidablikut në Islandë.
Pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi, skuadra e trajnerit Tetova kishte mision të qartë, të mos pësonte në ndeshjen e kthimit, por ka ndodhur e kundërta. Islandezët kan arritur të shënojnë pesë herë me Thorsteinsson(16′ dhe 27′), V.Einarsson (23′ dhe 38′) e Ómarsson 69′.
Kështu Egnatia i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve me një humbje të rëndë në Islandë, ndërsa aventura europiane do të vazhdojë në turin e dyë të Ligs së Konferencës.