E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drita e Shkëndija, në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Drita, sukses historik. Kampionë e Kosovës kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve pasi kanë eliminuar Differdange. Kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova arrin një sukses të tillë.

Pas fitores 1-0 një javë më parë në “Fadil Vokrri”, Drita fitoi dhe ndeshjen e kthimit në transfertë me rezultatin 3-2. Golat u shënuan nga Manaj(4′ dhe 17′) e Tusha 90’+3.

Në raundin e dytë, Drita do të përballet me danezë e Copenhagen.

Ndërkohë, edhe Shkëndija e Tetovës ka arritur të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kampionëve të Maqedonisë së Veriut iu desh koha shtesë për të prerë biletën përballë The Neë Saints. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë dhe barazimi 1-1 në 90 minutat e ndeshjes së kthimit(shënuan Tamba 18′ dhe Ëilliams 38′) u desh një gol i Trumçi 116′ për të siguruar suksesin. Në raundin e dytë, Shkëndija do të përballet me Steaua Bukuresht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›