Egnatia dhe Elbasani, “paqe” në duelin e kreut

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Egnatias dhe Elbasanit, dy skuadra që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë, e cila erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Në një ndeshje mjaft emocionuese, elbasanasit arritën të zhbllokojnë sfidën me anë të Loukilit dhe më pas dyfishuan shifrat me Lajthinë. Egnatia arriti të reagojë duke vendosur barazpeshën me dy gola të shënuar nga Fernado, të dy nga pika e 11-metërshit falë ndërhyrjes së VAR.
Rrogozhinasit tentuan edhe përmbysjen në minutat e mbetura, mundësitë ishin, por rezultati mbeti i mbërthyer në shifrat 2-2 deri në fund.
Egnatia ngjitet në kuotën e 38 pikëve, në vend të parë, ndërsa Elbasani në kuotën e 35 pikëve, në vend të dytë.