E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, fitore shprese përballë Bylisit

Flamurtari ka arritur një fitore 3-0 përballë Bylisit në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Vlonjatët arritën të zhbllokojnë sfidën pas gjysmë ore lojë me anë të Urbaez, ndërsa ballshiotët panë tu anulohej një 11-metërsh pas ndërhyrjes së VAR. Në fillimin e pjesës së dytë Marku realizon një gol mjaft të bukur duke dyfishuar rezultatin, ndërsa Maksuti mbylli të gjitha llogaritë për një fitore 3-0.

Më këtë fitore Flamurtari ngjitet në vend të 8-të me 18 pikë, aq sa Bylisi që zbret në vend të 9-të, diferencën e bëjnë ndeshjet direkte.

Një fitore shprese kjo për vlonjatët që e shikojnë veten në zonën play off.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›