E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia prek kualifikimin, fiton me Dinamo Minsk

Egnatia ka arritur një fitore 2-0 përballë kampionëve të Bjellorusisë, Dinamo Minsk, në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës të luajtur në Hungari.

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, kampionët e Shqipërisë kanë arritur të reagojnë dhe të tregojnë forcën e tyre me lojë dhe rezultat duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit.

Goli i parë u shënua në minutën e 28-të, pas një aksioni model, Fernando shërbeu për Lushkjan, i cili nuk fal, 1-0.

Për të “blinduar” fitoren ka menduar Bakayoko, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas disa mundësive të humbura të rrogozhinasve.

Një fitore e merituar për Egnatian, kalimi i turit duket mëse i arritshëm, në pritje të ndeshjes së kthimit në Rrogozhinë.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›