E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i kthjellët dhe me temperatura të larta

Ditën e sotme (23 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryj me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Deti do të jetë i valëzimit 1-3 ballë.

Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 22 deri 35 °C                                                                                                                                                        

Në zonat e ulëta 25 deri 39 °C                                                                                                                                                                

Në bregdet 22 deri 36°C

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›