E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia, skuadra e tretë që siguron matematikisht Final 4

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Egnatia është skuadra e tretë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në Final 4 të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Vorës, Egnatia ndodhet 9 pikë para Dinamo City dhe Partizanit, duke ruajtur një avantazh të sigurt në renditje.

Me tri ndeshje nga fundi dhe duke qenë se në javën e fundit Partizani dhe Dinamo City do të përballen mes tyre, Egnatia e ka siguruar matematikisht një vend në Final 4.

Me këtë arritje, Egnatia bëhet skuadra e tretë, pas AF Elbasanit dhe Vllaznisë, që siguron pjesëmarrjen në fazën përmbyllëse të kampionatit, ku do të vendoset gjithçka sa i përket titullit kampion për sezonin 2025-2026.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›