E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK propozon Vjosa Osmanin për Presidente

PRISHTINË, 28 prill /ATSH/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka prezantuar para gazetarëve 15 nënshkrimet e deputetëve për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se këto nënshkrime kanë mundur të jenë edhe për Vjosa Osmanin për presidente.

“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe besoj që kjo është dashur ta përmbyllë të gjithë debatin politik në Kosovë. 15 nënshkrime të LDK-së për kandidatin e propozuar të LDK-së. Unë këto nënshkrime nuk kam dashur t’i bëjë pjesë të lojërave politike sepse janë serioze. LDK megjithatë vepron në mënyrë shumë institucionale dhe është serioze në qëndrimet e veta politike, nuk propozon diçka LDK cfarë nuk mund t’i qëndrojë prapa politikisht… për kandidatin e propozuar nga LDK, sic kam thënë edhe herën kaluar mund të jetë edhe Vjosa Osmani”, deklaroi ai.

Në takimet me kryeministrin Albin Kurti, ai shtoi se nuk janë përmendur asnjëherë kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Për besë jo asnjëherë, asnjë moment e kandidaten e dytë as nuk e njohëm. Provuam ta kërkojmë për ta kuptuar se kush është”, shtoi ai.

kreu i LDK-së tha se “LVV inicoi përmbysjen e rendit kushtetues”.

Ai paralajmëroi edhe mbledhjen e organeve të partisë për të ndërmarrë hapa nëse është konsumuar rundi i parë i votimit për president.

“Dua të shpresojë që rundi i parë nuk është konsumuar, përndryshe LDK do të mbledh të gjitha organet e veta partiake për të konsideruar hapa të mëtutjeshëm, sepse përtej Republikës dhe Kushtetutës nuk kemi ku të shkojmë. Natyrisht që ne nuk marrim dhe s’mund të marrim pjesë në skenarë të palaçove politike, siç pamë deri më tani, por duam marrëveshje serioze institucionale për zgjedhje të presidentit”, përfundoi ai.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›