E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia, trajneri Dede: E dinim se do ishte e vështirë

“E dinim se do të ishte e vështirë”. Egnatia mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1, por vështirësitë nuk munguan për rrogozhinasit, gjë të cilën e evidenton dhe trajneri Nevil Dede në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “Super Gol”.

“Gjithmonë ka një ‘por’. I rëndësishëm është reagimi i skuadrës, rëndësi kanë pikët dhe fitorja, për të ruajtur stabilitetin sidomos në psikologji. Sot pritej të ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar. Duke marrë në konsideratë dhe dy ndeshjet e para të sezonit, Skënderbeu ka bërë mirë.

Në disa momente shfaqëm nervozizëm, ndoshta erdhi nga mungesa e përqëndrimit te situata e të dyja penalltive. U mundova në pushim të ndeshjes të flisja me djemtë, por në ca momente e ekzagjeruam pakë. Meqë jam trajner i ekipit, kërkoj ndjesë për atë nervozizëm. Nuk kemi arsye përse të jemi nervozë. Kemi bërë një ecuri shumë të mirë në Europë dhe po fitojmë në kampionat. Nuk është fundi i botës nëse nuk jemi në avantazh. Kështu që duhet ti interpretojmë dhe ti analizojmë, por mbi të gjitha duhet të sillemi ashtu si na takon.

Mungesa e Bitrit apo Fernandos, cila ndikoi më shumë? Kampionati ka rrugëtimin e tij, është një maratonë e gjatë. Në një moment do ketë kartona, pezullime… Shpresojmë që gjendja e tyre fizike nga e hëna apo e marta të jetë në rregull. Për mua të gjithë janë të rëndësishëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›