E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bajram Begaj në Përmet: Trashëgimia kulturore dhe investimet e emigrantëve model zhvillimi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi  modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare, pasuritë natyrore dhe vlerat tradicionale.

Fillimisht, Kreu i Shtetit u takua me Kryetaren e Bashkisë, znj. Alma Hoxha, dhe drejtuesit vendorë, ku u njoh me shtimin e numrit të turistëve dhe kthimin e të rinjve nga emigracioni për investime në këtë zonë.

Duke vlerësuar këto rezultate, Presidenti Begaj përcolli falënderime për bashkëpunimin e biznesit me pushtetin vendor dhe qeverinë, si dhe vizitoi zonën historike të qytetit, ku pa nga afër rikonstruksionin e banesave tradicionale të kthyera në një pikë tërheqëse për turistët.

Pjesë e itinerarit ishin dhe vizitat në sipërmarrjet e vogla familjare, në hoteleri e punishte artizanale të prodhimit  të verës dhe të glikosë .

Presidenti Begaj vlerësoi investimin e emigrantëve që kanë sjell në Përmet eksperiencat e marra në Perëndim. Gjithashtu, shprehu  vlerësim për ruajtjen e traditës në prodhimet bio që shiten brenda dhe jashtë vendit. Duke përgëzuar këta sipërmarrës, Presidenti i Republikës i cilësoi investimet e tyre si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin e qëndrueshëm në Përmet.

Ndërkohë, gjatë vizitë në Inkubatorin e Përpunimit të Produkteve Bujqësore, Presidenti Begaj e cilësoi këtë qendër si mbështetje ndaj fermerëve të zonës në grumbullimin, përpunimin  dhe certifikimin e produkteve bio, si nismë e suksesshme për të ruajtur markën përmetare.

Presidenti Begaj theksoi se nisma  si ky inkubator meritojnë tëpromovohen, pasi nëpërmjet tyre ruhet e promovohet cilësia e produktit vendas.

Gjatë këtyre takimeve, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ruajtjen e traditave të hershme dhe zhvillimin përmes teknologjive bashkëkohore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i kushtoi vëmendje edhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. “Përmeti, – u shpreh Presidenti Begaj, – nuk është vetëm vendi i mikpritjes dhe bujarisë, por dhe vendi i besimit fetar dhe objekteve të lashta të kultit.

Presidenti i Republikës vizitoi Kishën e Shën Marisë në Leusë, një monument që tërheq turistë për arkitekturën bizantine dhe afresket e rralla.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›