E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eja në muze”, edukimi përmes kulturës në Kalanë e Rozafës me nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Në ambientet e Muzeut të Kalasë së Rozafës u zhvillua aktiviteti “Eja në muze” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare.

Nisma u fokusua në edukimin përmes kulturës duke i njohur të rinjtë me objektet muzeale, historinë që ato përfaqësojnë dhe rregullat e sjelljes në një hapësirë muzeale.

“Është një program edukativ që konstiton në muze, në tërësi të tij, si duhet të sillen në muze”, u shpreh Ndriçim Mlika, Specialist pranë Muzeut Historik.

“Njohja e muzet shoqërohet me një përshkrim demonstrues dhe këto nisma janë me shumë vlerë”, tha ajo.

Përmes kësaj përvoje nxënësit u afruan me trashëgiminë kulturore në mënyrë të drejtpërdrejtë duke përvetësuar njohuri mbi vlerat historike dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre, si dhe duke ndërtuar një qasje më të ndërgjegjshme ndaj institucioneve muzeale.

Gazetare: B. Cina 

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›