E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis “RIN SHOW 2026”, ngjiten në skenë nxënësit e gjimnazit “Faik Konica”, Korçë

Ka nisur një ditë më parë spektakli “RIN SHOW 2026”, një spektakël që vjen këtë vit në edicionin e tij të 18-të.

Mbrëmja e parë u hap me shfaqjen e nxënësve të Gjimnazi “Faik Konica”, të cilët sollën në skenë emocion, kreativitet dhe pasion, duke elektrizuar publikun e pranishëm.

Ky rrugëtim artistik sapo ka filluar dhe pritet të vijojë me net të tjera plot surpriza nga të rinjtë e qytetit, për të kulmuar në Finalen e Madhe më 26 Prill e cila do të zhvillohet në sheshin para Katedrales.

“RIN SHOW” mbetet një nga ngjarjet më të dashura për rininë, ku arti dhe ëndrrat marrin jetë në skenë.

Gazetare: K. Koçi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›