E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eja sërish nesër

Gazeta Shqip

Nadine Gordimer

Nadine Gordimer Nadine Gordimer nuk do ti shkruajë asnjëherë historitë e jetës së saj. Ajo i la ato në copa letrash, që mund të ruhen diku në xhepin e një xhakete burri. Shkrimtarja që sot është 89 vjeçe, fituese e çmimit Nobel në letërsi më vitin 1991, i pëlqen të kthehet në të shkruarën. Flokët e saj kanë ndryshuar formë, ndërsa rrudhat në fytyrë ia kanë humbur shkëlqimin e dikurshëmPor brenda saj, Nadine ka mbetur e njëjtë e qetë, dhe me një aftësi për të përfshirë të tërën në bisedë sapo nis të flasë Nëse ka një vit në të cilin ajo kërkon të ndalojë në jetën e saj, ai është viti 1948, kohë kur takoi Gerald Gavronsky. Vajza që kishte nisur rrugën e saj të letrave, e gjeti veten menjëherë të përfshirë nga vështrimi i Gavronskyt. Kur ajo i foli për Hemingwayn, ai vrapoi ditën tjetër për në librari për ti blerë një libër të tij, dhe kur mbrëmjeve, ajo dilte prej apartamentit të tij, për të shkuar në shtëpi, ai nën zë i thoshte eja sërish nesër. Ka kohë të arta në jetën e një njeriu, të cilët vijnë vetëm për pak kohë, e më pas nuk i gjen dot më kurrë. Gjithë letërsia e mëvonshme e Gordimer, pas ndarjes me Gravnoskyn, qe një përpjekje për të rikthyer ato kohë Ajo kërkonte me ngulm, diçka që e kishte prekur dikur, dhe që kërkonte ta gjente në fytyrën e çdo burri që takoi më pas në jetë Nadine Gordimer lindi më 1923 dhe është e bija e Isidor Gordimerit, orëndreqësit çifut që emigroi nga një qytet i Baltikut në Afrikën e Jugut dhe e shoqes së tij me gjak anglez, Nan Mayers-it. Ajo u rrit në një qytet të vogël minatorësh. U arsimua sa për të thënë, përciptazi, dhe mes kotësisë në një manastir femëror. U formua në mjedise shoqërore koloniale tejet të bezdisshme dhe vrasëse.

Nadine Gordimer

Të shkruarit, që e nisi në moshën 9-vjeçare, siç shprehet vetë ajo, e solli sërish në jetë. Për arsye shëndetësore u detyrua të shkëputet nga shkolla për më se gjashtë vjet, qysh dhjetë vjeçe. Vetmia ime, tipike intelektuale për kah prirja, ishte kaq e plotë sa se dija që jetoja, kujton ajo. Nadine ndoqi universitetin e Eitëaterstrand. Kjo e ndihmoi për tu futur më gjerësisht në botën kulturore të Johanesburgutt, duke i dhënë asaj ndjesinë e përkushtimit personal e politik në një vend multiracial, si Afrika e Jugut. Tregimet e para i botoi në New Yorker, Harper dhe revista të tjera amerikane, të cilat më vonë i përfshiu në përmbledhjet Ballë për ballë (1949), e Zëri i butë i gjarprit (1952). Udhërrëfyesit letrarë të pranuar prej saj janë Lawrence, Hendry James dhe Hemingway. Romani i saj i parë Ditët mashtruese (1953) është një gjysmë jetëshkrim. I dyti Një botë me të panjohur (1958), ka si protagonist një të ri anglez që viziton Afrikën e Jugut dhe zbulon se të jetuarit vetjak, i vetmuar dhe i veçuar mbetet pamundësia e pamundësive. Libri tjetër Rasti për të dashur (1963) zbulon të metat e qëndrimeve të zbutura të bardhëve nëpërmjet një dashurie midis një të bardhe të martuar dhe një zezaku jugoafrikanas. Dalja jashtë loje e sjelljeve të vjetruara liberale nënvizohet përsëri tek Bota e vonuar borgjeze (1966), ku përplasen një e bardhë e rrjedhur nga trutë me të mbesën mendjehapur. Një mik nderi, libri që shkroi më 1971 fitoi çmimin James Black memorial tregon se si një ish-zyrtar kolonial kthehet në një shtet afrikan që sapo ka shpallur pavarësinë, nga ku e patën përzënë sepse u vinte në ndihmë veprimtarëve zezakë. Ambiguiteti i rolit europian në Afrikë përshkruhet me nota të qarta ndërkohë që situata politike aty rrëshqet nga binarët. Konservatori (1974) me të cilin fitoi çmimin Booker, pasqyron me përpikëri, saktësi dhe gjuhë të kursyer gjendjen e komunitetit zezak në kushtet e Aparteidit, duke u përqendruar te një fermer afrikan. Veprën e saj ia kanë kritikuar për fishkëllimën politike që përcjellin te lexuesi. Kështu, sipas një kritiku, shkrimet e saj rrinë pezull në tehun e mprehtë të thikës që ndan rendjen pas të vërtetave vetjake nga ajo pas urdhëresave të përkushtimit, por nganjëherë e humbet drejtpeshimin dhe bie nga kjo majë. E bija e qytetarit (1979) të cilin e ndaluan në vendin e saj, dhe Sporti në natyrë (1987) duke qenë se mbartin vizionin e saj futurist të një utopie afrikane, thuhet se vuan nga mungesa e ngjizjes, ndërsa Njerëzit e korrikut (1981), dhe Historia e tim biri (1990) janë përshëndetur si trajtesa të predikimeve individuale brenda kontekstit të tmerreve politike. Përmbledhjet me tregime, nga të cilat Kërcimi (1991) është më e fundit, shpalosin dhembjen e mjedisit afrikanojugor shpesh me tepër përpikëri se sa romanet e saj. Ka botuar për shkrimtarët zezakë jugafrikanë me titull Shkoqitësit e zinj (1973). Po ashtu është regjisore e një filmi për veprimtarin zezak Allan Boseak. Esetë i ka botuar në përmbledhjen Gjesti i gjesteve dhe Të shkruarit, politikat dhe vendet (1988). Libri i saj më i fundit është botuar në vitin 2005 Të jetosh, një roman kushtuar humbjes së bashkëshortit të saj të tretë Reinhold Cassirer. Në këtë libër, Gordimer flet për eksperiencën e saj, duke e bërë librin një dëshmi tronditëse e bashkëjetesës me një shkrimtar, ku shpeshherë, siç shprehet më duhet të dilja nga trupi im për të shkruar. Pjesë e librit është dhe sëmundja e Cassirer i cili vuajti për një kohë të gjatë nga kanceri. Për të gjithë të pasionuarit pas letërsisë së kësaj gruaje të rrallë, Ronald Roberts botoi më 2006-n një biografi të saj të quajtur Nuk është ftohtë në kuzhinë. Libri është bazuar mbi një intervistë të gjatë që Roberts ka bërë me shkrimtaren, ku ajo tregon jetën e saj që nga fëmijëria në Afrikë, udhëtimet, lidhjet me letërsinë, shkrimtarët që kanë influencuar në jetën e saj, tradhtitë, apo fëmijët Një libër për të vërtetën, e ka quajtur Roberts këtë botim.

Eja sërish nesër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›