E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac ekzekutim ne mes te qytetit

Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes së të shtunës si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen numër dy të qytetit të Laçit.

Viktima është identifikuar si Gëzim Gjoni. Ai u qëllua disa herë nga një tjetër shtetas pas një zënkë për shkaqe banale që ka shpërthyer papritmas mes tyre. Policia mbërriti në vendngjarje dhe njoftoi se ka identifikuar autorin e krimit të rëndë, por nuk publikoi identitetin e tij për arsye hetimore. Mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa uniformat blu janë vënë në kërkim të tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›