E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekipet Sportive në Shkolla, Muzhaqi: Po zhvillojmë brezin e ardhshëm të sportistëve

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Programi i Ekipeve Sportive, ku marrin pjesë rreth 12 mijë nxënës, po krijon një kulturë të re në shkollat e vendit.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi shkollën 9-vjeçare “Yzberisht”, ku volejbolli ka bërë bashkë nxënësit, duke i motivuar për të ndjekur pasionin e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë sportive.

“Me uniforma cilësore dhe trajnime të rregullta, ekipet e volejbollit po zhvillojnë brezin e ardhshëm të sportistëve. Qeveria shqiptare vijon mbështetjen për të rinjtë, duke investuar në sport për një mënyrë jetese më të shëndetshme”, theksoi Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

Programi i ”Ekipeve Sportive” është tashmë në edicionin e tretë dhe zbatohet në 291 shkolla të vendit, duke përfshirë 826 ekipe sportive në basketboll dhe volejboll, ndërsa marrin pjesë 12 mijë nxënës.

1 nga 10

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›