E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekipet Sportive në Shkolla për volejboll, fitues ekipi i vajzave të Lezhës dhe i djemve të Elbasanit

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Edicioni i 3-të i Ekipeve Sportive në Shkolla ka dhuruar emocione dhe spektakël në finalet e volejbollit për vajza e djem, për shkollat 9-vjeçare.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi sot se ky edicion ka prodhuar një festë të madhe sportive, me suksesin e vajzave të Lezhës dhe djemve të Elbasanit në finalet e volejbollit.

Në finalen e vajzave, ekipi i Qarkut të Lezhës mundi vajzat e Qarkut Fier.

Për djem, fitues të Edicionit të 3-të u shpallën djemtë e Qarkut Elbasan, që fituan 2-1 me djemtë e Qarkut Tiranë.

Në fund të finaleve Leonard Petroshi nga Elbasani dhe Iris Lleshi nga Lezha u shpallën sportistët më të mirë.

Certifikatat për fituesit u ndanë nga Presidenti i Federatës së Volejbollit dhe zv/President i KOKSH, Erlind Pëllumbi.

1 nga 21

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›