E Martë, 3 Nëntor 2026

Vlora dhe Elbasani, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme në volejboll

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ekipi i qarkut të Vlorës për vajza në volejboll dhe djemtë nga ekipi i qarkut të Elbasanit triumfuan ndaj Kukësit në edicionin e tretë të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se “finalet e volejbollit për gjimnazet shënuan fundin e edicionit III të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku”.

Gjithashtu, Manastirliu uroi të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të tretë të Ekipeve Sportive në shkolla, ndërsa tha se mbi 12 mijë nxënës në të gjithë vendin janë tashmë pjesë e Ekipeve Sportive, program që do të zgjerohet edhe në disiplina të tjera.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik. /j.p/

Nga finalet e volejbollit për gjimnazet në Edicionin e III të Kampionatit të Ekipeve Sportive n... 1 nga 18

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›