Ekologjistet irlandeze largohen nga qeveria

Durimi yne ka arritur fundin tha shefi i ekologjisteve John Gormley te dielen 23.1. ne Dublin. Ne nuk mund te qendrojme me gjate ne qeveri.Kam vendosur qe ne nuk mund te qendrojme me gjate ne qeveri. Gormley kerkoi sa me pare te jete e mundur zgjedhje te reja parlamentare. Keto zgjedhje jane absolutisht te domosdoshme tha ai. Irlandezet kane humbur besimin te politika dhe proceset politike Irlandezet presin dicka me te mire dhe meritojne dicka me te mire tha ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i ekologjisteve John Gormley njofton largimin nga koalicioni
Kryeministri Cowen shpalli javen e kaluar 11 marsin daten e zgjedhjeve. Ky afat nuk mund te mbahet me Irlanda do te votoje per pak jave. Te gjelbrit kane bere te ditur se do te mbeshtesin buxhetin e kursimeve per kete vit nga jashte ne opozite. Buxheti duhet te miratohet qe para zgjedhjeve. Ne fakt buxheti eshte jashtezakonisht i rendesishem. Masat e kursimit jane parakushti qe Irlanda te mund te marre miliardat e shpetimit nga BE dhe FMN.
A do te miratohet ligji financiar para shperberjes se parlamentit
Edhe dy partite e medha opozitare partia Fine Gael e qendres se majte dhe partia laburiste socialdemokrate duan te kooperojne me Brian Crowen. Ne fundjave ata i propozuan kryeministrit nje deal ata do te benin gjithcka qe buxheti i kursimit te kaloje ne parlament brenda nje jave. Si kompensim presin nga Cowen qe ai ti afroje zgjedhjet. Ne qofte se bien dakord partia laburiste do ta terhiqte kerkesen per vote mosbesimi kunder qeverise. Votimi ishte planifikuar ne fakt per te marten e ardhshme 25.1.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kohe te veshtira per Irlanden ne borxhe dhe krize politikeA do te mbijetoje politikisht kryeministri Cowen
Vezhguesit e konsiderojne te mundshme qe Cowen ta pranoje propozimin dhe ta shperndaje shpejt parlamentin. Sipas ligjit irlandez zgjedhjet do te duhej te zhvilloheshin brenda tri javesh.
Brian Cowen qe njihet si strateg i regjur javet e fundit u perpoq me te gjitha menyrat qe te mbahej ne pushtet. Por presioni edhe brenda radheve te veta erdhi duke u rritur nga dita ne dite prandaj Cowen dha te shtunen 22.1. doreheqjen si kreu i partise Fianne Fail. Largimi i te gjelberve mund ta shpejtoje vdekjen e tij politike. Qeveria irlandeze dhe sidomos Brian Cowen ka muaj qe kritikohen. Shumica e irlandezeve e akuzon kryeministrin per menaxhim te keq te krizes bankare dhe krizes se borxheve. Sipas situates se fundit partia Fianne Fail mund te pesoje humbje te thelle ne zgjedhjet e reja. Qeveria e re ne Irlande do te perbehet nga Fine Gael dhe partia laburiste.
Autor Stephan Lochner/Angjelina Verbica
Redaktoi Eliana Xhani