E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomi bien investimet


Në vitin 2008, investimet totale në ekonomi arritën rekordin 32.5 për qind e prodhimit kombëtar. Rritja ishte e dyanshme edhe nga investimet e qeverisë të financuara me borxh, por edhe nga ato të privatëve.

Si rezultat rritja ekonomike vjetore kërceu në 7.5 për qind. Por ky ishte viti i fundit i artë i ekonomisë shqiptare. Menjehërë pas 2008-s, investimet në ekonomi kanë rënë me ritme të forta si nga shteti ashtu edhe privatët.

Shifra e rritjes ekonomike po ashtu ka ndjekur të njëtin trend duke rënë më shumë se dy herë. Në fund të vitit të kaluar, edhe pse qeveria trumpetoi fort rritjen e investimeve të huaja në nivele rekord,  investimet totale në ekonomi zbritën në minimumin historik me vetëm 25.9 për qind të prodhimit kombëtar, ndërsa për këtë vit vlerësimet janë edhe më negative.

Sipas Fondit Monetar, në vitin 2011, investimet në ekonominë shqiptare do të jenë sa 25 për qind e prodhimit kombëtar, nga të cilat 20.2 për qind do vijnë nga privatët, biznesi dhe individët, ndërsa pjesa tjetër prej 4.8 për qind janë investime të qeverisë.

Tkurrja e fortë e investimeve në ekonomi duket e lidhur me një sërë shkaqesh. Së pari, biznesi pengohet nga rënia e konsumit të qytetarëve, pasiguritë e rritura në ekonomi dhe burimet e kufizuara financiare, që diktohen edhe nga ritmet e ulëta të kredisë.

Ndërsa për pjesën e shtetit, shkaku i rënies së investimeve lidhet me gjendjen e financave të qeverisë, ku ecuria e dobët e të ardhurave po kompesohet me uljen e shpenzimeve për investime. Në këto kushte pritshmëritë nuk duken pozitive as për të ardhmen.

Investimet janë burimi kryesor i punësimit, por edhe rritjes ekonomike. Rënia e fortë e tyre nuk është sinjal i mirë për një ekonomi që vuan nga papunësia e lartë dhe rritja e ngadaltë.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se niveli aktual i taksave duhet riparë, me synim rritjen e një pjese të tyre lajmëroi e përditshmja “Shqip”, në numrin e ditës së dielë. Rriten cmimet e fruta perimeve në treg
Në tregun e lirë të fruta perimeve në kryeqytet, cmimet e prodhimeve bujqësore vendase janë rritur. Kanalizimet antipërmbytje, nuk u realizuan investimet
Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes Konsumatore ka arritur të shpenzojë vetëm 1.4 miliardë lekë (rreth 10 milionë euro) për investime në infrastrukturën e kullimit deri në fund të shtatorit të këtij viti, shifër kjo e barabartë me 37.6 për qind të planit fillestar dhe 53 për qind e planit të rishikuar buxhetor. BSH: Sinjale për uljen e mëtejshme të interesit
Banka e Shqipërisë po shqyrton mundësinë e uljes së mëtejshme të normës bazë të interesit të lekut, masë kjo që mund të ndërmerret brenda një apo dy muajve të ardhshëm, bëhet e ditur nga burime nga ky institucion. BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat
Në kuadër të situatës së krijuar me sistemin bankar në rajon, Banka e Shqipërisë ka bërë disa propozime ligjore, që synojnë forcimin e mbikëqyrjes në tregun bankar vendas.

Lajmet kryesore

Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Mazhoranca : Rama të kërkonte ndjesë. Rama : Reagim brutal
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Rama: Programin e kemi
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›