E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Programin e kemi


"Programin e kemi", pohon Edi Rama, në një tribunë të botuar të dielën në blogun e tij dhe në disa të përditshme shqiptare. Shkrimi i kryetarit të Partisë Socialiste merr shkas nga një opinion i publikuar në të përditshmen “Shekulli”, ku opozita akuzohej se nuk ka program qeverisës.

Por zoti Rama e hedh poshtë këtë. Ai kujton se pjesë e programit socialist është edhe propozimi i fundit për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet apo imputet bujqësore dhe uljen nga 20 në 6% të TVSH për dritat.

Pjesë të programit janë edhe nismat e fundit parlamentare, thotë Edi Rama në shkrimin e tij. Zoti Rama vijon me tej se Partia Socialiste ka të njëjtin program që kishte në ReformatPS ftesë Berishës e Topallit Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin Gjinushi: Duhet një kod zgjedhor pa hile vitin 2009, të hartuar në dialog me qytetarët dhe në bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm.

Por në vitin 2009 ne nuk humbën, thotë Edi Rama, por u vodhëm në fitoren tonë. Sipa tij, ky argument që thuhet herë pas here, harrohet aty për aty. Sa i takon programit, i rishkruar në funksion të ndryshimeve që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, ky program bazë do t'i paraqitet Kongresit më 5 nëntor.

Por Edi Rama druan se megjithatë programi nuk do të përbëjë lajm. Pavarësisht se thuhet se socialistët nuk kanë program, Edi Rama thotë se edhe kësaj here nuk do të përbëjë lajm as alternativa socialiste për sistemin fiskal, as alternativa socialiste për fshatin, as ajo për arsimin apo sigurinë e rendin.

Duke iu referuar të shkuarës, Edi Rama parashikon se në qendër të mediave do të jenë thashethemet e Kongresit, apo fjalimet e anëtarëve të Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Gjëra pa vlerë, sipas tij, ashtu si argumentat nëse duhet apo jo ai që të shkruajë.

Por kryesocialisti sqaron se tribunat e tij janë një mënyrë për të folur drejtpërdrejt me çdo qytetar që lexon. Ne s’kemi shkop magjik, thotë Edi Rama, as mandat për të vënë dorë mbi plagët e vendit, sepse jemi në opozitë, jo në qeveri. Por ne e kemi një mandat, thotë Edi Rama, i bindur se kur të vijnë në pushtet, socialistët do të bëjnë realitet një rilindje shqiptare në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve lëshojnë një mori akuzash mbi nismën e kolegëvë socialistë për reformën në drejtësi, të zhvilluar të premten. Programin e kemi
Edi Rama - Më tërhoqi vëmendjen një shkrim i dikujt që ia çmoj finesën e të menduarit, ia dëgjoj me vëmendje edhe qortimet. “Demokracia e brendshme” e partive dhe pushteti i pakufizuar i kryetarëve
Bajram Peçi - Zgjedhjet e reja për organet drejtuese në Partinë Socialiste, më japin rastin që nëpërmjet këtij shkrimi, të shtroj pyetjen, - sa demokraci ka në vendin tonë, në Shqipëri? Për të mos lodhur lexuesit me përsiatje të tejzgjatura, po i përgjigjem kësaj pyetjeje që në krye të herës. Ne jemi një vend, ku partitë ushtrojnë një demokraci të brendshme, me kufizime që dëmtojnë përmbajtjen e për rrjedhojë, pasojnë në vendosjen e institucioneve shtetërore gjysmë demokratike. Ky është një mendim i imi, çka nuk është e thënë të përkojë me idetë e qëndrimet e një mori politologësh në zë që ka sot Shqipëria në gjirin e saj. Për këtë shkak, detyrimi im më i parë është të shpjegoj për lexuesin se përse është gjysmë demokratik e jo i plotë? Pse gjysma e parë, ajo që i përket demokracisë, është aspiratë që shprehet përmes ligjeve demokratike dhe gjysma e dytë, që nuk është demokraci, është veprimtari konkrete. Aleanca Kuq e Zi: Censusi të shpallet i pavlefshëm
Aleanca Kuq e Zi mbajti një konferencë për shtyp mesditën e së dielës, gjatë së cilës denoncoi regjistrimin e popullsisë si abuziv, kërkoi shpalljen e tij si të pavleshëm dhe akuzoi qeverinë për falsifikimin e të dhënave. Rama-Blushi, kafe në diell
Duke përfituar edhe nga moti relativisht i përshtatshëm për të konsumuar një kafe në ambient të hapur, lideri opozitës Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me deputetin Ben Blushi, një prej zërave kritikë në gjirin e së majtës.

Lajmet kryesore

Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Mazhoranca : Rama të kërkonte ndjesë. Rama : Reagim brutal
Presidenti Topi në "Sofrën Pukjane"
Apeli i një prindi
Rikthehen radhët në Kapshticë
Kanceri i gjirit, aktivitete sensibilizuese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›