E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekonomi, në fermën e emigrantit që la Italinë për të punuar në vendlindje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi vizitoi sot një fermë në Kurbin, e ngritur nga një emigrant, i cili vendosi të kthehej nga Italia për të punuar në vendin e tij. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe në të kultivohet kungull, i cili del më pas në tregun vendas i kërkuar kryesisht nga bizneset e agroturizmit.

“Gjatë vizitës në fermën e Fatjonit pashë nga afër përkushtimin e tij për të ngritur një biznes në tokën e tij, pas kthimit nga Italia 5 vjet më parë. Ai më tregoi se pas rezultateve të kënaqshme me prodhimin e kungullit në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, po investon dhe me pemët frutore ku ka mbjellë 2 hektarë me kumbulla, shegë etj, të gjitha produkte cilësore të kërkuara nga bizneset agroturistike”, tha Ekonomi.

Vetë Fatjoni tregon se është kthyer nga Italia që të punoj në Shqipëri. “Këtë e kam filluar si lojë, por ka dalë një sukses i madh. Kam mbjellë 3 hektarë deri tani dhe prodhimi shkon në tregun shqiptar”, tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›