Ekonomia e Francës, rënie gjatë tremujorit të tretë
Ekonomia franceze pritet të shkojnë në rënie me 0,1% në tremujorin e tretë të vitit. Parashikimet e Bankës Qëndrore franceze thonë se prodhimi i brendshëm bruto i vendit të shkojë në negativ për periudhën korrik-shtator të 2012-ës.
Nëse këto të dhëna do të kofirmohen në fund të periudhës, atëherë Franca do të shënojë uljen për të dytin tremujor radhazi të ekonomisë së saj dhe mund të hyjë zyrtarisht në recesion teknik.
Sipas të dhënave të Bankës franceze vërehet se një muajin korrik ka pasur edhe një rënie të theksuar të indeksit të besimit të bizneseve.
Edhe qeveria franceze ka parashikuar një ulje të aktiviteteve ekonomike. Sipas të dhënave të fundit të muajit korrik parashikimet qeveritare flisnin për një rritje me vetëm 0,3% gjatë 2012-ës dhe rreth 1,2% në vitin 2013, kundrejt vlerësimeve të mëparshme.
Ndërsa parashikimet e FMN për ekonominë e Francës konsiderojnë një rritje me vetëm 0,3% për vitin aktual dhe nuk shkojnë më shumë se 0,8% për vitin e ardhshëm.
Në fillim të këtij viti agjencia e vlerësimit të kreditit S&P uli vlerësimin me tre A të Francës mbi cilësinë e kredive të saj.