Ekonomia gjermane rritet më shpejt se sa pritet në tremujorin e dytë
Gjermania- Ekonomia gjermane u rrit me forcë në tremujorin e dytë, duke ngritur shpresat se Eurozona ka dalë nga recesioni.
Shifrat e publikuara tregojnë Produkti e Brendshëm Bruto (GDP) të Gjermanisë të rritej 0.7% në tremujorin e fundit, pak përpara parashikimeve.
Shifrat e reja nga Franca treguan se ekonomia e saj u rrit 0.5%, edhe më fort se sa pritej, në tremujorin e dytë.
Shifrat për eurozonën si një e tërë do të dalin më vonë të mërkurën dhe pritet të tregojnë përsëri rritje për herë të parë.
Dorina Bilbili/IDEA/