E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekonomistja Klaudia Goldin merr Çmimin Nobel për Ekonominë

Klaudia Goldin (o. Claudia) është kurorëzuar si nobelistja e vitit 2023 për Ekonominë për studimin e rolit të grave në tregun e punës.

Akademia Suedeze e Shkencave tha të hënën se ekonomistja amerikane “ka paraqitur qartë sa kanë qenë fitimet e grave dhe pjesëmarrja e tyre në tregun e punës përgjatë shekujve. Studimet e Goldinit zbulojnë modele të reja, identifikojnë shkaqet e ndryshimit, por po ashtu tregojnë burimin kryesor të hendekut gjinor në këtë drejtim.”

Profesorja e Universitetit të Harvardit pritet të shpërblehet me 10 milionë krona suedeze (907 mijë dollarë).

Çmimi i vitit të kaluar shkoi po në SHBA për ekonomistët Ben Bernanke, gjithashtu ish-guvernator i Bankës Qendrore Amerikane, Dagllas Dajmond (o. Douglas Diamond) dhe Filip Dibvig (o. Philip Dybvig) për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare.

Komiteti Nobel tha se kërkimet e tyre në fillim të viteve 1980 “përmirësuan në mënyrë të konsiderueshme të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare” dhe rëndësia e tyre u pa te shmangia e kolapsit të bankave gjatë krizës financiare 2008–09 dhe pandemisë Covid-19.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›