E Martë, 3 Nëntor 2026

Raporti i Bankës së Shqipërisë: Gjatë 6-të mujorit të parë u rriten lehtë kreditë me probleme

Banka e Shqipërisë publikoi Raportin e Stabilitetit financiar për gjysmën e parë të vitit.

Referuar sektorit bankar, Klodion Shehu, Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar shprehet se gjendja paraqitet e qëndrueshme, e ndikuar nga një ecuri pozitive e ekonomisë ndërkombëtare dhe asaj të brendshme si dhe një rënie e presioneve inflacioniste.

“Infrastruktura që e rrethon veprimtarinë e sektorit bankar ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, referohem pagesave të referencave. Performanca financiare ka qenë dukshëm më e mirë se vitin e kaluar si rezultat i mirë i të ardhura ve nga interesi”, shprehet Shehu.

Megjithë ecurinë pozitive Shehu vëren një sërë rreziqesh si kredite me probleme, apo edhe efektet që vijnë si pasojë e ndryshimit të normës së interesit.

“Raporti me kredi me probleme i cili ka pësuar një rritje të lehtë gjatë periudhës, ka qenë i pritshmi pasi lidhet me rritjen e normës së interesit dhe efektin që ka në aftësinë paguese tek huamarrësi. Tek rreziqet e tregut, zhvillimet kryesore tek rritja e normës së interesit dhe tek efekti që ka në bilancin e normës bankar”, deklaron Shehu.

Sipas Shehut, BSH kërkon që bankat të ndërmarrin veprime të nevojshme për të forcuar rezistencën ndaj rreziqeve dhe te punojnë në drejtim të fuqizimit të kapitalit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›