Ekoturizmi në Tepelenë, Uji i Ftohtë, pika turistike më e lakmuar

Uji i Ftohtë në Tepelenë, është një nga zonat me peisazhin më të veçantë në qarkun e Gjirokastrës, me burime të shumta ujrash të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin. Në këto ditë të nxehta vere ky destinacion është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj.
Zhurma e ujit, dhe harlisja e bimësisë së dendur e kanë kthyer këtë vend në një stacion pushimi tepër të dëshiruar jo vetëm për udhëtarët por edhe për tursitët që vinë nga larg.
Disa shprehen të mahnitur nga bukuritë që ofron kjo pikë dhe aq më tepër nga peisazhi piktoresk qe ka Vjosa dhe Drino te shpallur si Park Kombëtar
Pika turistike e Ujit të Ftohtë, ndodhet 8 km në jug të qytetit të Tepelenës. Ekosistemi i pasur i Parkut Natyror, e bën zonën tërheqëse, si një nga më të veçantat duke lënë padyshim mbresa tek çdo pushues.
Gazetar: V. Shumeli