Ekselentët e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër/ Arsheila dhe Aroni, studimet në Austri dhe Paris

Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselente. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana jane 2 prej tyre. 3 vitet e Gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.
Arsheila është fituese e vendit të parë në Olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë.
Një vit më parë Aroni ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA.
Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë t;i ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris. Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar.
Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që t‘i përkushtohën shkollës, si çelës i së ardhmes.
Arsheila dhe Aroni janë shëmbull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte.
Gazetar: M. Gjoni
/RTSH/