E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive / Video Prifti-Balliukerkon favore per dy firma

Te tjera rreth shkrimit Ndiqni fotosekuencen e videos FOTO - Krahasoni videot jane bere ne te njejten zyre e dite PDF Faqja e pare e gazetes SHQIPTARJA.COM Miniera e Rehoves Dedeman mining gjoba nga tatimet SONDAZH Besoni se video Prifti-Balliu do te merret si prove nga drejtesia Balliu nderhyri per minieren e kromit ne Rehove TIRANE-Video e shumeperfolur e ish Ministrit te Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifi dhe botuesit te gazetes 55 Fahri Balliu del ne drite.

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot ekskluzivisht fotot e botuesit ne zyren e ministrit te atehershem nderkohe qe disponon edhe videon e cila sot endet ne duart e disa individeve duke perfshire prokurore dhe eksperte te ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

VIDEOJA
Ashtu sikurse shihet qarte nga pamjet video eshte regjistruar ne 1 mars te vitit 2010. Eshte e njejta periudhe kur eshte filmuar edhe video mes ish ministrit te Jashtem Ilir Meta dhe Dritan Priftit e cila u be publike ne emisionin Fiks Fare. Shume eshte folur per videon e re Prifti-Fahri Balliu por ne asnje rast kjo video nuk ka dale ne drite. Ne fakt video eshte regjistruar ne te njejten dite dhe Fahri Balliu ka qene ne zyren e ish ministrit vetem pak minuta para se ne te te hynte Ilir Meta. Kamera ka qene e ndezur dhe gjithe biseda e Fahri Balliut me ish ministrin ka arritur te regjistrohet. Shqiptarja.com ka marre ne dore kete video nderkohe qe botuesi i kerkon ministrit favore per disa industri duke perfshire tendera sin e skrap apo edhe ne miniera. Video eshte e rregjistruar per 7 minuta dhe nuk ka te njejten gjatesi bisede sa video qe eshte rregjistruar mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit. Sipas asaj qe degjohet qarte ne kete video botuesi i gazetes 55 Fahri Balliu ka shkuar per dy ceshtje kryesore per te takuar ministrin. Ne pjesen e pare te bisedes me ish ministrin Fahri Balliu duke i ofruar rryshfet ministrit ne shuma qindra mijera eurosh i kerkon qe nje kompani ruse te hyje ne tender skrapi ne nje prej rafinerive kryesore ne vend. Biseda behet miqesore ne pjesen me te madhe te kohes eshte duke folur me kembe me duar per te sqaruar perfitimet qe do te kene palet nga gjithe ky proces madje edhe nga tenderi duhet te zhvillohej ne procedura te tilla qe ruset te dilnin fitues. Ish ministri Dritan Prifti duke mbajtur ne dore telefonin eshte duke folur me botuesin Fahri Balliu dhe i thote ketij te fundit se kjo eshte nje pune qe behet me tender. Dhe sipas ish ministrit nese firma ruse do te marre pjese ne kete procedure atehere do te duhet te hyje ne tender si te gjitha kompanite e tjera per ceshtjen e rafinerise . Por nuk ndalet me kete kerkese Fahri Balliu perballe ish ministrit te Energjetikes Dritan Prifti. Ne kerkesen e tij te dyte nderhyn per minieren e bakrit ne Rehove qe eshte ne qarkun e Korces. Ai kerkon qe kjo miniere ti jepet nje firme turke qe e ka kerkuar dhe per kete Fahri Balliut i ka nderhyre baxhanaku i tij qe eshte ambasador ne Turqi. Biseda prej 7 minutash eshte sjelle verdalle vetem tek keto dy tema. Sikurse eshte e qarte nga ajo qe duket nga fotot qe po publikohen sot ne Shqiptarja.com dhe videot qe disponon gazeta video eshte regjistruar ne te njejten zyre ku eshte regjistruar edhe video Meta - Prifti por edhe Fahri Balliu eshte vendosur ne te njejtin pozicion ku ne videon e marsit 2010 ishte ulur edhe ish zvkryeministri Ilir Meta.

DEBATET
Qe ka pasur nje video te dyte qe ka rene ne duart e eksperteve te prokurorise ky fakt eshte permendur menjehere pas videos Meta- Prifti. Kjo sepse qe atehere u tha se ne laptop -in qe ish ministri dorezoi per organet e hetimit kishte edhe disa video te tjera nje nder te cilat dhe per te cilen prokuroria kerkoi edhe heqjen e imunitetit te Deputetit Dritan Prifti ishte regjistrimi i ish ministrit me ish zv.ministrin nderkohe qe ky i fundit i ofronte para. E ndersa hetimet per kete ceshtje vazhdonin dhe Prifti beri edhe deponimet e tij ne Prokurori ne qarqet e hetuesve u fol edhe per videon
e trete ku eshte regjistruar Fahri Balliu. Deri tani nuk ishte dhene asnje prove per ekzistencen e kesaj video deri ne momentin kur Shqiptarja.com arrin ta disponoje ate nderkohe qe per lexuesit e saj nxjerr ne nje film disa nga minutazhet e ketij regjistrimi. Cka do te thote qe ne arkivat e prokurorise do te dalin te tjera fakte dhe te dhena se si njerez te ndryshem shume afer pushtetit kane shfrytezuar pozicionet e tyre per perfitime personale. Fahri Balliu gjate gjithe videos duket shume i kujdesshem duke mos dashur te permende emra por qe te kuptohej pse behej fjale. Nderkaq zberthimin e vete kesaj video ish ministri Dritan Prifti e ka bere publike edhe disa kohe me pare ne intervistat e tij dhene per median.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›