E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi emigranti shqiptarether 4 kliente ne nje kafene

Nje emigrant shqiptar 27 vjec ka therur me thike kater persona Brenda nje lokali ne Greqi pas nje konflikti me proanarin e lokalit. Ngjarja ka ndodhur ne nje kafene te zones Rizohori Pelas ne Greqi.

Ngjarja ka per protagonist nje 27 vjecar shqiptar prej vitesh emigrant ne Greqi. Si pasoje e sulmit me thike ka mbetur i vdekur nje prej klienteve grek kurse tre personat e tjere qe mbeten te plagosur gjenden nen kujdes spitalor. Nga hetimet e kryera rezulton se i riu shqiptar ishte perplasur me 47-vjecarin pronar i kafenese. Pas konfliktit emigranti eshte larguar per ne shtepi dhe pak kohe me pas eshte kthyer serish ne kafene kete radhe me nje thike ne dore.
Deshmitaret treguan se i riu i irrituar filloi te godiste me thike kedo qe perpiqej ta ndalte ne sulmin per te kapur pronarin e kafenese.

Nga sulmi ka mbetur i vdekur Hristos N. nje grek 45 vjecar si dhe jane plagosur dy greke te tjere perkatesisht 44 vjec dhe 31 vjec si dhe nje i ri shqiptar 30 vjecar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›