E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekskluzive/ Pamjet nga vrasja e dyfishtë në Tiranë, viktimat të shtrirë përtokë

Vizion Plus ka siguruar pamjet pak pas momentit të vrasjes së dy bashkëshortëve në biznesin e tyre në afërsi të “Myslym Shyrit” në Tiranë.

33 vjeçarja Nora Muskurti dhe 44 vjeçari Dritan (Alban) u vranë nga vëllai i këtij të fundit Hamza (Arsen Muskurti) pas një konflikti të gjatë familjar për bizneset që kishin në pronësi.

Të dy viktimat ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Agjensia turistike e bashkëshortëve “Nor Travel” dërgonte vizitorë kryesisht në vendet e Arabisë Saudite pasi viktimat, po ashtu dhe autori ishin besimtarë të fesë islame.

Autori u largua menjëherë pas ngjarjes dhe është vënë në kërkim nga Policia e Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›