Ekskluzive-Video e dhunës ndaj Princ Lekës, Elia Zaharia: Ke prekur me dorë babain tim që të ka mbajtur me bukë

Radiotelevizioni Shqiptar ka siguruar videon e dhunës që Princ Leka ka dhënë në polici lidhur me kallëzimin e tij se është dhunuar nga ish bashkëshortja Elia Zharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia. Video e mbërritur në redaksinë e RTSH nuk do të behet publike për arsye etike, por në të shihet përplasja që Princi dhe Elia kanë pasur në rezidencën e familjes mbretërorë, ku ish bashkëshortja jeton me vajzën 3-vjeçare.
Video është filmuar nga vetë Princi Leka ku shihet momenti, ku Elia e qëllon me duar dhe bën ndaj tij një sërë akuzash.
“Ke prekur me dorë babain tim që të ka mbajtur me bukë”, shprehet Elia gjatë kohës që e qëllon, ndërsa Princ Leka e filmon teksa largohet nga banesa.
Rasti i dhunës është denoncuar në polici si nga ana e Princ Lekës dhe nga ish bashkëshortja e tij Elia Zaharia, e cila pretendon gjithashtu që është dhunuar. Për rastin policia ka lëshuar urdhër mbrojtje për të dy.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 marsit, ku Princ Leka dëshmon se ka vajtur për të takuar të bijën, por ka hasur në dhunën e ish vjehrrit fillimisht dhe më pas të ish bashkëshortes.
/rtsh.al/