Krimet ndërkufitare, Rrumbullaku takim me Drejtori e Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pritur në një takim këtë të mërkurë (6 mars) Drejtorin e Përgjithshëm të SELEC, Qendra për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëhet me dije se qëllimi i këtij takimi ishin diskutimet për rritjen e shkëmbimit të informacioneve mes vendeve anëtare dhe takimeve operacionale, për të goditur sa më shumë raste të krimeve ndërkufitare.
Po ashtu, ata diskutuan edhe për të rritur bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe të takimeve operacionale, me synimin për të përmirësuar luftën kundër të gjitha formave të krimeve ndërkufitare, përfshirë krimet e rënda dhe atë të organizuar.
/rtsh.al/