E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekskluzive në RTSH/ Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, Del Monaco : “Shqipëria aftësi diplomatike, kryesimi produktiv”

Ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë Vincenzo Del Monaco në një intervistë ekskluzive për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin ‘Përballë’ e ka vlerësuar si produktiv drejtimin që Shqipëria i bëri OSBE-së vitin e shkuar. Del Monaco vecoi aftësitë diplomatike të Shqipërise mbi disa vendime gjatë kryesisë. 

“Kryesia e radhës ishte shumë produktive pavarësisht nga rrethanat e vështira në këtë vit shumë të pazakonshëm. Unë do të thoja një vit shumë i vështirë për shkak të Covid-19. Dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm u epitomaised në kryesinë e radhës të Shqipërisë në OSBE dhe kjo u reflektua qartësisht në nivelin e takimit ministerial që ndodhi në 3 dhjetor në Tiranë. Do të përmëndja këtu tetë vendimet e miratuara, dy deklaratat si dhe një deklaratë ministeriale, një rezultat shumë gjeneroz do të thoja. Më lejoni të nënvizoj aftësitë diplomatike të Shqipërisë që bën të mundur që të caktohej Sekretari I Përgjithshëm I OSBE si dhe drejtuesit e tre institucioneve të pavarura të OSBE. Shqipëria kontribou gjithashtu për të cuar më tej luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet digjitalizimit, rritjes se transparencës duke I dhënë shumë rëndësi edhe arritjeve të tjera. Për të mos I përmendur pasi lista do të ishte shumë e gjatë. Po sa për të dhënë një shëmbull tjetër, kërcënimet transnacionale. Unë do të nënvizoja edhe një pikë tjetër që në mendimin tim është shumë e rëndësishme, kontributi I kryesisë së radhës nga Shqipëria për marrëdhëniet e mira me fqinjët.” – tha Del Monaco në ‘Përballë’. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›