E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksod i madh nga luftimet në Pakistan

Pakistan - Afro 1.5 milionë persona kanë lënë tashmë shtëpitë e tyre në Pakistanin veri-perëndimor, ndërsa ushtria po zhvillon tri ofensiva kundër militantëve të Talibanit përgjatë luginës Suat.

ndërkohë mijëra të tjerë janë larguar nga qyteti kryesor i luginës Suat, Mingora, shumë prej tyre duke qëndruar varur mbi autobusë dhe kamionë të tejmbushur.

Sipas korrespondentëve ky është operacioni më i madh ushtarak brenda kufinjve në Pakistan që nga ndarja e Bangladeshit.

Autoritetet ushtarake pakistaneze deklaruan se 55 luftëtarë Talebanas dhe ushtarë të qeverisë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Komisioneri i Lartë për Refugjatët, António Guterres tha për BBC se kishte nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare për të minimizuar krizën humanitare në Pakistan.

"Mendoj se është e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar që të kuptoj se ky nuk është momenti për gjeste simbolike apo programe të vogla."

"Është momenti për një mbështetje masive humanitare nga komuniteti ndërkombëtar për popullin pakistanez, sespe nëse kjo nuk ndodh do të përballemi me një katastrofë humanitare," tha zoti Guterres.
/BBC/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›