E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet hetimi ndaj Ramës

Tiranë - Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë me votat e mazhorancës raportin e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ei Rama. Në seancë merrnin pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, të cilët e kaluan raportin me 74 vota pro, dhe vetëm dy abstenim.

Konkluzionet e komisionit hetimor ndaj kryetarit të bashkisë pas miratimit të mbrëmshëm pritet t’i kalojnë Prokurorisë së Përgjithme.

Në seancën e mbrëmshme u miratuan edhe dy dekretet e Presidentit Topi, për shkarkimin e Anastas Duros nga posti i ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, dhe emërimin e Viktor Gumit në vend të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›