E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertë të KE, vizitëtreditore në Kosovë

PRISHTINë- Ekspertë të Komisionit Evropian po qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë për shqyrtimin e plotësimit të kritereve të kërkuara mbi nënshkrimin e marrëveshjes tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, Ministri për Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, kanë realizuar sot takimin e parë me këtë grup ekspertësh për të reflektuar dhe diskutuar mbi pyetësorin e Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë së Kosovës për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me BE.

Ndërkaq, ekspertët e Komisionit Evropian, duke çmuar punën dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës diskutuan detajet konkrete të kësaj marrëveshjeje, duke përmendur kështu nevojën e krijimit dhe reformimit të një sistemi funksional tregtar, e cila do të krijonte besimin se Kosova është e gatshme jo vetëm të negociojë dhe nënshkruajë këtë marrëveshje, por edhe të jetë implementuese e saj.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›