E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani | 06.07.2010

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, u kërkoi autoriteteve kosovare që të vazhdojnë me reforma bazuar në vlerat evropiane dhe këto reforma sipas tij janë thelbësore për zhvillimin e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Herman Van Rompuy, në kuadër të vizitës së tij në rajonin e Ballkanit, në Prishtinë takoi së bashku udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe në një takim tjetër përfaqësuesit e misionit EULEX. Këto takime u zhvilluan me dyer të mbyllura, që pasuan në fund me një deklaratë të presidentit të BE-së.

Rendi dhe ligji janë një prej vlerave përcaktuese të BE-së dhe një prej prioriteteve më të rëndësishme në Kosovë. Misioni EULEX, ka arritur rezultate të mira, tha Herman Van Rompuy.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Logo Eulex (European Union Rule of Law Mission Kosovo)

Aktivitetet e misionit EULEX, tregojnë përkushtimin e fuqishëm të BE-së, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Misioni EULEX e ka mbështetjen e të gjithë mekanizmave të BE-së dhe unë jam krenar me arritjet e këtij misioni në Kosovë. Ju jeni duke bërë një punë të vlefshme dhe të rëndësishme dhe shumëherë në rrethana jashtzakonisht të vështira, tha Herman Van Rompuy. Presidenti i BE-së, nuk pranoi t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, sikundër as udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk u paraqiten para mediave.

KS diskuton sot për Kosovën

Herman Van Rompuy po qëndron në Kosovë në ditën, kur në KS-it do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia dhe ku do të diskutohet për incidentet e fundit me viktima, që ndodhën në veri të Mitrovicës. Herman Van Rompuy para së të vijë në Kosovë i dënoi këto incidente. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, lidhur me seancën e KS-it thotë se nuk do të jetë i qëndrueshëm synimi i Serbisë, që në KS-it ta paraqes Kosovën si një vend jostabil. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Këshilli i Sigurimit

E dimë se Serbia si gjithmonë deri tash ka bërë përpjekje që të gjejë grimca të caktuara për të demonstruar sipas saj që Kosova nuk mund të jetë një vend i qëndrueshëm, thotë presidenti Sejdiu.

Në seancën e KS-it për Kosovën, e cila nuk është e hapur për media nga Serbia merr pjesë presidenti serb Boris Tadic, ndërsa nga Kosova merr pjesë shefi i diplomacisë kosovare Skender Hyseni dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›