E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Rrezik nga kriza e ushqimeve

Ekspertet thone se sinjalet qe po jep tregu nderkombetar i ushqimeve duhet te sherbejne si paralajmerim per qeverine shqiptare dhe per te ripare politikat e saj buxhetore.

Ne importojme 10 here me shume se sa eksportojme ne nivelin e produkteve bujqesore. Politika nuk duhet ta shohe ne menyre mikroskopike buxhetin per bujqesine thote eksperti i Bujqesise Ismail Beka.

Bujqesia shqiptare prej vitesh ne gjendje te veshtire do te marre nga buxheti vitin e ardhshem vetem 6.8 miliarde leke ose 0.5 per qind e Produktit te Brendshem Kombetar. Ne keto kushte Shqiperia nuk mund tu pergjigjet krizave qe vijne nga jashte.

Ismail Beka thote se vec mbeshtetjes me te madhe financiare qeveria duhet paralelisht te disiplinoje tregun ushqimor ne vend per te mbrojtur konsumatoret nga nje krize e paralajmeruar cmimesh.

Per gjashte muaj me radhe cmimet e produkteve baze ushqimore si dritherat vaji dhe sheqeri kane njohur vetem rritje. Ne tregun e brendshem dy vitet e fundit inflacioni i ushqimeve ka qene dukshem me i larte nga produktet e tjera. Vetem dy dite me pare Organizata Boterore e Ushqimit parlajmeroi se bota rrezikon nje tjeter krize cmimesh te ngjashme me ate te vitit 2008 nese prodhimi i vitit te ardhshem nuk do te rritet fort.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›