E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta mbush 12 vjet historia e dokumentit themeltar

Sot mbushen 12 vjet nga kushtetuta e shtetit shqiptar. Nje kushtetute historia e se ciles nis ne nje tentative te deshtuar ne vitit 1994 ku referendumi e hodhi poshte projektin e asaj kohe por qe morri OK ne 22 nentor te viit 1998. Per te shkruar me pas ne dy nderhyrje dhe ndryshime ne te e pare ne vititn 2007 dhe tjetra ne vitin 2008.

Pas nje tentative te deshtuar ne vitin 1994 ne 22 nentor te vitit 1998 shqiptaret votuan ne nje referendum popullor Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Nje kushtetute e cila pavaresisht se mori votat e qytetareve ishte nje draft qe gezonte vetem mbeshtetjen e maxhorances se asaj kohe nderkohe qe Partia Demokratike ne opozite vendosi te bojkotonte procesin e hartimit dhe votimit te ligjin themeltar te shtetit.
Pavaresisht se ky dokument gezonte mbeshtetjen e nje krahu politik ai i rezistoi kohes dhe parlamenti ka nderhyre vetem 2 here per te ndryshuar nenet e kushtetutes. I pari ndryshim u be ne 13 janarin e vitit 2007 me qellim per te zgjidhur ngercin politik te krijuar mes maxhorances dhe opozites per shkak te nje anetari te KQZ-se te pretenduar nga LSI-ja. Sipas nje marreveshje politike te nenshkruar mes maxhorances dhe opozites ne 30 gushtin e vitit 2006 numri i anetareve te KQZ-se rritej nga 7 ne 9 anetare nderkohe qe mandati i drejtuesve te pushtetit vendor nga 3 vjet behej 4. Keto ndryshime te parashikuara ne marreveshjen politike u materializuan ne seance plenare te 13 janarit ku deputetet votuan pro ndryshimit te kushtetutes ne keto 2 momente.
Ndryshimi me i rendesishem i kushtetutes erdhi nje vit me pas ne 21 prillin e vitit 2008 ku me 115 vota pro 17 kunder dhe 3 abstenim parlamenti ndryshoi kushtetuten ne paragrafet lidhur me sistemin zgjedhor lidhur me kryeministrin dhe zgjedhjen e presidentit te republikes. Keto ndryshime sic u pranua edhe nga kryeministri Berisha ndryshuan ne thelb ligjin themeltar te shtetit. PS dhe PD rane dakord qe sistemi zgjedhor ne Shqiperi te ndryshonte nga mazhoritar me elemente te proporcionalit ne nje sistem proporcional rajonal sipas ketyre ndryshimeve presidenti nuk zgjidhej me me shumice te cilesuar me 84 vota por me shumice te thjeshte vetem me 71 vota nderkohe qe keto ndryshime e benin kryeministrin akoma me te forte pasi ndryshonin nenet qe kishin te benin me mocionin e mosbesimit. Ndryshimet kushtetuese te 21 prillit ne njefare menyre prishen ndryshimet e bera ne janarin e vitit 2007 pasi kapitulli per KQZ-ne u shfuqizua dhe ky institucion u be serish me 7 anetare.
Sot pas 12 vjetesh ende vazhdon te jete i hapur debati per ndryshime ne kushtetute. Ish-presidentet Mejdani e Moisiu kerkojne te zhbejne ndryshimet e 21 prillit per te dobesuar kryeministrin dhe per te forcuar presidentin Kreshnik Spahiu nenkryetari i KLD-se flet per nje reforme te plote kushtetuese Sabri Godo dhe te tjera figura flasin per ndryshime qe ndryshojne formen e legjislativit duke krijuar senatin por te gjitha keto levizje mbeten ne kuadrin e deklaratave publike pasi ende nuk ka nje inisiative te menduar mire per te pare problemet e kushtetutes shqiptare dhe per ti rregulluar ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›