E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte mbi 1 milionë

Eksperti i Ekonomisë Ergis Sefa ka deklaruar se pagat e mësuesve në Shqipëri duhet të jenë shumë më të larta, duke i krahasuar me vendet që kanë sisteme të zhvilluara arsimore.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Sefa tha se në vendet me arsim cilësor pagat e mësuesve janë të paktën në nivelin e pagës mesatare kombëtare ose edhe më të larta.

Sipas tij, në Shqipëri paga e një mësuesi duhet të ishte mbi 950 euro, pra rreth 1 milion lekë të vjetra e sipër, në varësi edhe të vështirësisë së punës dhe profilit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Vende të cilat e kanë arsimin shumë të mirë, sa i kanë afërsisht pagat e mësuesve?

Sefa: I kanë mbi pagën mesatare të vendit përkatës. I kanë minimumin në pagën mesatare ose mbi pagën mesatare të vendit.

Borakaj: Sa duhet të ishte paga e një mësuesi në Shqipëri?

Sefa: Nëse do flasim mbi mesataren, duhet të ishte mbi 950 euro në Shqipëri. Pra duhet të ishte rreth 950 – 1 milion lekë të vjetra e sipër. E sipër, në varësi të vështirësisë e kështu me radhë. Nëse do marrim një krahasim të ngjashëm me pagën mesatare që kemi aktualisht dhe sa herë rritet paga mesatare në përgjithësi e vendit, normalisht përpjesëtimisht duhet të rritet edhe ajo. Po është shumë e qartë që vendet që kanë nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe stabilitet zhvillimi ekonomik, pagat e arsimit janë mesatare dhe sipër krahasimisht me vendin ku ato janë.

Borakaj: Po teknologjia?

Sefa: Po teknologjia është çelësi më i mirë i suksesit dhe i zhvillimit që mund të ketë një vend nëse e shfrytëzon siç duhet.

Borakaj: Sa e shfrytëzojmë ne?

Sefa: Po ne më duket sikur e shfrytëzojmë për gjërat e gabuara. Ne më duket se e shfrytëzojmë si të vjedhim apo si të krijojmë ndonjë… si hapim adresa ‘fake’ apo të lavdërojmë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›