E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas profileve fallso qëndrojnë sorrat dhe korbat e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar publikisht lidhur me reagimet dhe kritikat në rrjetet sociale ndaj iniciativës së qeverisë, “Paketa e Maleve”.

Përmes një postimi zyrtar, Rama shkruan se pas komenteve negative, qëndrojnë adresa joautentike të orkestruara nga faktori politik opozitar.

Sipas Ramës, fushata e komenteve negative që pasoi takimet e tij me sipërmarrësit dhe banorët lokalë në Theth përbën një sulm të drejtpërdrejtë me prapavijë politike.

Postimi i plotë:

“Lexoni ARGUMENTAT E KUNDËRSHTARËVE TË PAKETËS SË MALEVE dhe kini parasysh se 90% e tyre janë vërtetë profile fallco, po mbas atyre profile qëndrojnë pikërisht sorrat e opozitave parlamentare dhe korbat e opozitave imagjinare, të cilat e shndërruan Bulevardin e Flamingove në Sheshpërsheshin e Vulgaritetit, ku jashtënxirret llumi i gjuhës së urrejtjes me sasira e ndotësira që ai bulevard s’i kishte parë as kur nxirrte gjuhën mbi të Ndotësi i Madh i mexhelisit tonë. Shikojeni se si i shajnë, mallkojnë, ofendojnë gjithë ata burra sot në Theth dhe mendojeni vetëm për një sekondë, që këta shpirtra të bardhë si sytë e sorrës dhe pendët e korbit, të kenë në dorë fatin e Shqipërisë”.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›