E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti i ekonomisë kritikon Paketën Fiskale 2027: Propagandë, mungesë konsultimesh dhe masa të vështira për t’u zbatuar! Do t’u vështirësojë qytetarëve të bërit biznes

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ngre shqetësime për Paketën e re Fiskale 2027, duke vënë në dukje mungesën e konsultimeve, rritjen e kostove për biznesin dhe vështirësitë në zbatimin e disa prej masave të propozuara.

Capture-638-370x244

Sipas tij, në vend të premtimeve dhe propagandës, qeveria duhet të ndërmarrë politika konkrete për të ndihmuar shtresat në nevojë, duke veçuar uljen e çmimit të energjisë elektrike.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, eksperti i ekonomisë Preçi tha se një nga problemet kryesore të paketës është mungesa e konsultimeve.

Një nga shqetësimet e ekspertit lidhet me rritjen e TVSH-së nga 20% në 21%, e cila rrit koston e të bërit biznes.

“Ajo që është shqetësuese në paketë është se nuk ka pasur konsultime dhe ka shumë propagandë e interpretohet sikur janë politika të majta. Por ka propagandë. Prsh rritja e TVSH-së nga 20 përqind në 21 përqind e rrit koston e të bërit biznes. Ka masa dhe të pazbatueshme. Prsh ulja e TVSH-së për ushqimet, është masë e drejtë në përmbajtje. Por kushdo që merret me ekonomi e di se në një ekonomi informale me mbi 30 përqind, kjo është e vështirë që të zbatohet. Nuk mendoj se ekonomia drejtohet me platforma e pasqyra, sepse ekonominë e përcakton konkurrenca. Nëse qeveria mendon për shtresat në nevojë, mund të ulte çmimin e energjisë se gjitha të tjerat janë të pazbatueshme, edhe kur ekziston vullneti i mirë. Ulja e çmimeve, është e pazbatueshme për konsumatorët. Dhe për fat të keq, ne kemi një ekonomi që ka si shtyllë burime aspak të qëndrueshme”,- tha Preçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›