E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza: Anders Breivik është mendërisht i shëndoshë

Anders Breivik

Anders Behring Breivik, autori i masakrave të Utojas dhe Oslos në Norvegji është mendërisht  i shëndoshë.

Sipas vlerësimit të psikiatërve të ngarkuar për të verifikuar gjendjen e tij mendore, 32-vjeçari që vrau 77 persona brenda pak minutash në korrikun e kaluar mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, shkruan Verdens Gang.

Ekspertiza e re kundërshton një vlerësim të mëparshëm, sipas të cilit Breivik nuk mund të konsiderohej i përgjegjshëm për aktet e tij, pasi vuante nga skizofrenia paranojake.

Ekspertiza e re do të bëhet publike zyrtarisht mbrëmjen e sotme, ndërsa procesi gjyqësor në ngarkim të tij pritet të nisë javën tjetër. Vendimi do të jepet në korrik.

Krime kundër njerëzimit

Nuk jam i çmendur, më ndiqni penalisht, u ka thënë Breivik gjykatësve disa muaj më parë, mesa duket duke pasur më shumë frikë spitalin psikiatrik sesa burgimin e përjetshëm.  Një ndër akuzat kundër vrasësit gjakatar do të jetë edhe ajo e krimeve kundër njerëzimit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›