E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gati hipotekimi i 1853 apartamenteve

Basha në takimin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë

Bashkia e Tiranës i ka hapur rrugën hipotekimit të 1853 apartamenteve. Vendimi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili mori pjesë në Aktivin Kombëtar të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Jemi të vendosur dhe seriozë në mbajtjen e premtimit të hipotekimit të plotë të të gjithë banesave të pahipotekuara, por të ndërtuara sipas Legjislacionit në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe si provë e këtij serioziteti, ndonëse përballë vështirësish jo të pakta, administrata e Bashkisë ka finalizuar punën për lejet e përdorimit për 33 objekte, të cilat do i dorëzohen sot 33 subjekteve ndërtuese, tha Basha.

Sipas përllogaritjeve të bashkisë, hipotekimi i këtyre apartamenteve do të shkrijë një kapital prej rreth 700 milion euro. Është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për tregun bankar, jo vetëm për ju si ndërtues, por për të gjithë ekonominë e qyteti,  tha kryebashkiaku. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›