E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e Çardakut, TV A1REPORT! publikon videon

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Shikoni tani videon Akuza: Eksperti futi ashkël në këmishën e Ziverit TIRANE- Tv A1 REPORT ! transmeton pamjet filmike të aktekzpertizës të kryera nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili mbeti i i vrarë në protestën e 21 janar 2011 para kryeministrisë. Videoja është vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme pas kërkesës që A1 REPORT bëri me shkrim këtij institucioni.

Është pikërisht ky moment i aktekspertimi që prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku se me veprimet e tija ka vendosur vetë dy copëzat e ashkëlave të drunjta, duke i nxjer më pas si prova materiale.

Gjatë ekspertimit, video ka momente të turbullta të pamjeve filmike ndëra për disa moment me gishta të fiksuar në këmishën e Ziver Veizit, eksperti Ndoc Çardaku duket qartë se është në pritje për të gjetur diçka në një vrimë në këmishë ku nuk duket asgjë!

Pas kësaj nga ndihmësi i tij eksperti kërkon një klemë me anë të së cilës nga brëndësia e këmishës nxjerr dy ashkëla të drunjta dhe i vendos si prova material mbi një letër duke i rrethuar si prova material e më pas filmimi ndërpritet!

Eksperti dëgjohet të thotë: "Më jep një klemë i çikë.. edhe një letër"

Në një prononcim për mediat, (të shtunën e kaluar) zëdhënësi Leonard Olli, mohon dhe thotë se ekspertët e Policisë Shkencore kanë kryer ekzaminimin e provave në vendngjarje me kërkesë të vetë prokurorëve ndërsa puna e tyre është mbikëqyrur nga afër nga oficerë të Policisë Gjyqësore të cilët, pasi firmosën procesverbalet, i morën në dorëzim.

Ndër argumentet me të cilat kërkon apelimin e vendimit të gjykatës së Tiranës në gjykatën e Apelit prokuroria theksonte se në plagën e të ndjerit Ziver Veizi nuk kishte pasur asnjë ashkël dhe akuzonte drejtpërdrejtë ekspertin Ndo Çardaku për manipulimin e kryer me provat në rrobat e tij.

Prokuroria ngre këtë akuzë pasi në ekspertizën e parë të bërë mbi trupin e Ziver Veizit nga FBI dhe nga eksperti i akuzës Dritan Zoto, vrima e hyrjes së plumbit në rrobat e Veizit ka qenë më e vogël, ndërsa në ekspertizën e Ndoc Çardakut është më e madhe gjë që tregon qartë ndërhyrjen.

ÇFARE THUHEJ NE DOKUMENTIN E APELIMIT
“Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor Nr.26. dt.21.01.2011, në ndryshim nga sa përshkruan gjykata në vendim, vrima në këmishë nuk është e “çrregullt dhe e madhe”, por përshkruhet si “një vrimë me diametër 0.8 cm, me buzë të kthyera nga brenda”. Dëmtimet në trikon gjysëm-golfi, në këshishë, fanellën e leshit, sipas aktit të ekspertimit “korespondojnë me njera-tjetrën” dhe “në indet përreth tyre me sy të lirë përveç gjakut në disa prej tyre, nuk vihen re papastërti të tjera”. Të gjitha këto dëmtime të evidentuara në tesha dhe mungesa e papastërtive përreth tyre, vërtetojnë se në momentin e kqyrjes së tyre nuk është vërejtur as “vrimë hyrje e çrregullt dhe e madhe”, sikundër përshkruan gjykata dhe as “ashkla druri me përmasa deri në 0.31cm”, sikundër pretendoi eksperti Ndoc Çardaku por përkundrazi, në tesha dhe kryesisht në këmishë, vrima e hyrjes është e rregullt, me diametër 0.8cm, me buzë të kthyera nga brenda. Në dy teshat e tjera defekti tejpërtejm(vrima e hyrjes), ka këto përmasa, në triko 0.6x0.2cm, kurse në fanellë 0.7x0.4cm
Mungesa e papastërtive përreth tyre, vërtetojnë se në momentin e kqyrjes së tyre nuk është vërejtur as “vrimë hyrje e çrregullt dhe e madhe”, sikundër përshkruan gjykata dhe as “ashkla druri me përmasa deri në 0.31cm”, sikundër pretendoi eksperti Ndoc Çardaku por përkundrazi, në tesha dhe kryesisht në këmishë, vrima e hyrjes është e rregullt, me diametër 0.8cm, me buzë të kthyera nga brenda. Në dy teshat e tjera defekti tejpërtejm(vrima e hyrjes), ka këto përmasa, në triko 0.6x0.2cm, kurse në fanellë 0.7x0.4cm. Mungesa e papastërtive përreth vendeve të dëmtuara përforcon faktin se 2(dy) ashklat e drurit të cilat nuk ekzistonin në momentin e parë të kqyrjes në dt.21.01.2011, sikundër përshkruan eksperti Dritan Zoto, jo vetëm që nuk kanë qenë në vrimën e këmishës, por tregon qartazi se veprimi i ekspertit Ndoc Çardaku, nuk është një veprim aspak profesional, por ai është një veprim tejet i qëllimshëm(në videon e prezantuar në gjykim, duket qartësisht veprimi i ekspertit Ndoc Çardaku, që shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishë dhe e ngjesh aty. Më vonë eksperti, kërkon një “klemë” për ta heëqur atë e për ta administruar si provë)”, thuhet në dokumentin e apelimit të Prokurorisë.

(Foto1: Momenti kur Ndoc Çardaku nis ekspertimin e këmishës)

(Foto2 Momenti kur gishtat e Ndoc Çardakut i afrohen vrimës në këmishë)

(Foto 3: Momenti kur eskperti përdor klemën)

GAZETARI ARTAN HOXHA: EKSPERTIZA NE SINTONI ME FJALET E KRYEMINISTRIT
Gazetari investigativ Artan Hoxha flet për një sintoni në kohë e detajeve që kryeministri pat deklaruar pak ditë pas vrasjes, të mbështetura më vonë nga ekspertët dhe të marra përbazë nga trupi gjykues.
Predha e cila ka shkaktuar vdekjen e Ziver Veizit kishte shkuar pasi kishte ndeshur një trup, një pemë dhe mohon që është qëlluar drejtëprdrejtë. Gazetari Hoxha thotë Ndoc Çardaku ka afruar një ashkël druri pranë vendit ku ka hyrë predha dhe mënyra si ka shkuar nga pema deri tek viktima është provuar nga ekspertë të tjerë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›