E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza greke Ne trupat e shqiptareve 20 plumba ne koke e gjoks

Në trupat e dy shqiptarëve të vrare nga forcat speciale greke janë gjetur së paku 20 plagë plumbash në kokë dhe në gjoks.
Ekspertiza e bërë nga mjekësia ligjore greke është publikuar në gazetën “To Vima”, dhe i referohet ekzaminimit mjeko-ligjor të viktimave, përpara se trupat e viktimave të dërgoheshin në Shqipëri.

Në mbrëmjen e datës 2 korrik, në Koniska u zhvillua një shkëmbim zjarri mes policisë dhe dy shqiptarëve, xhaxha e nip, Flamur dhe Ermir Sinani.

Sipas ekspertizës, shqiptarët ishin qëlluar nga një largësi prej rreth 30-50 metra. Gjithcka erdhi pas arratisjes se 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas, tre prej tyre u kapën menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›