E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni dhe pastrimi i parave mbajne peng zhvillimin e Ballkanit

111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Europes Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evazioni fiskal nga viti 2001 deri ne 2010. Në këtë periudhë nga Shqipëria kanë dalë 1, 3 miliardë dollarë që përbëjnë 10% të GDP. Shifrat i jep Natasha Shrdok, drejtore e Institutit të Adriatikut për politikat publike në një interviste për Dojce Vele.
Ajo thotë se të gjitha vendet e Europës Jug- Lindore, pa asnjë përjashtim, vuajnë nga moszbatimi i ligjit, ndikim i konsiderueshëm i politikës mbi sistemin gjyqësor dhe nga mungesa e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura për të luftuar nga brenda korrupsionin e shfrenuar. Politikanë, zyrtarë të qeverisë dhe partnerë të tyre në krim kanë grumbulluare shuma të mëdha parash dhe pasurish të paligjshme dhe kanë bllokuar zbatimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur, mbrojtjen e të drejtave të pronës - thotë zyrtarja e lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›