E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eksploruesit e maleve, në Bjeshkët e Nemuna në Tropojë

TIRANE, 18 gusht/ATSH/ Bjeshkët e Nemuna në Tropojë zgjohen çdo ditë me zhurmën e këmborëve dhe zërat e eksploruesve të maleve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli sot pamje nga bjeshkët e Tropojës, ku vera ka ndryshuar peizazhin e ashpër të dimrit duke sjellë pamje baritore ndërsa liqenet alpine dhurojnë ngjyrën e kaltër.

Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Bjeshka e Dobërdolit është një bjeshkë e bukur e vendosur në lartësitë e maleve te Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit.

Bjeshkët e Tropojës dallohen për larmishmërinë e bimësisë dhe klimën e shëndetshme duke tërhequr vit pas viti vizitorë. /r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›